‘Super’ shfaqje në “Teatrin e Ëndrrave”, Sesko vendimtar në fitoren e Unitedit - Gazeta Express
string(73) "super-shfaqje-ne-teatrin-e-endrrave-sesko-vendimtar-ne-fitoren-e-unitedit"

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 17:01

‘Super’ shfaqje në “Teatrin e Ëndrrave”, Sesko vendimtar në fitoren e Unitedit

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 17:01

Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë, duke marrë fitoren e tretë radhazi.

Unitedi i Michael Carrick ka shënuar fitore prej 3-2 ndaj Fulhamit, me një fund dramatik në “Old Trafford”.

Ishin të besuarit e Carrickut që dolën të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Casemiro në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë, ishte Casemiro që asistoi për Matheus Cunhan, që shënoi për 2-0 në minutën e 56-të të ndeshjes.

Megjithatë në minutat e fundit të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 85-të – Raul Jimenez nga penalltia – dhe në minutën e 91-të, Kevin barazuan rezultatin për Fulhamin.

Por, vetëm tre minuta më vonë, Benjamin Sesko doli në skenë dhe shënoi një gol të bukur, pas asistimit nga Bruno Fernandes, për t’ia dhënë Unitedit një fitore të madhe në luftën për top 4-she.

Me këtë fitore, Unitedi shkon në kuotën e 41 pikëve, pesë më pak se Aston Villa në pozitën e tretë dhe 12 më pak se Arsenali në vendin e parë.

Ndërkohë, Fulhami mbetet i teti me 34 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement