FFK-ja thotë se është OK "me letra" dhe se e ka "aminin" e UEFA-s e FIFA-s për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor - Gazeta Express
string(103) "ffk-ja-thote-se-eshte-ok-me-letra-dhe-se-e-ka-aminin-e-uefa-s-e-fifa-s-per-mbajtjen-e-kuvendit-zgjedhor"

Futboll

Gazeta Express

28/01/2026 20:11

FFK-ja thotë se është OK “me letra” dhe se e ka “aminin” e UEFA-s e FIFA-s për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor

Futboll

Gazeta Express

28/01/2026 20:11

FIFA dhe UEFA i kanë dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) lidhur me procesin zgjedhor dhe ndryshimet statutore në federatë, në prag të Kuvendit Zgjedhor të planifikuar për 5 shkurt 2026.

Në letrën e datës 28 janar 2026, dy institucionet më të larta të futbollit botëror dhe evropian i referohen korrespondencës së mëhershme me FFK-në dhe komunikimit të saj me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në lidhje me thirrjen e Kuvendit Zgjedhor.

FIFA dhe UEFA rikujtojnë se ndryshimet në Statutin e FFK-së janë miratuar fillimisht në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur në Prishtinë më 27 janar 2023, si pjesë e një pakete reformash që synonin forcimin e qeverisjes dhe kornizës statutore e rregullative të federatës.

Më pas, në Kuvendin e Rregullt të 20 shkurtit 2024, FFK miratoi Kodin Zgjedhor dhe zgjodhi anëtarët e Komisionit Zgjedhor, ndërsa në kuvendet pasuese janë miratuar ndryshime shtesë për harmonizim me parimet e FIFA-s, UEFA-s dhe Ligjin për Sport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement