17 vjeç dhe te Juventusi: Huli ftohet për ndeshjen ndaj Napolit - Gazeta Express
string(62) "17-vjec-dhe-te-juventusi-huli-ftohet-per-ndeshjen-ndaj-napolit"

Sport

Gazeta Express

25/01/2026 15:26

17 vjeç dhe te Juventusi: Huli ftohet për ndeshjen ndaj Napolit

Sport

Gazeta Express

25/01/2026 15:26

Portieri shqiptar Raffaele Huli ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u përfshirë në listën e Juventusit për ndeshjen e madhe ndaj Napolit.

17-vjeçari është pjesë e ekipit Juventus U-20, ndërsa së fundmi ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë U-19, pasi ka ndërruar kombëtare nga Italia. Ky vendim vjen si një sinjal i qartë i besimit në projektin e kuqezinjve dhe potencialin e tij afatgjatë.

Huli konsiderohet si një nga portierët më premtues të brezit të tij, ndërsa përfshirja në skuadrën e parë për një ndeshje të tillë tregon vlerësimin e madh që gëzon brenda klubit torinez.

Ky zhvillim përbën një lajm shumë pozitiv për futbollin shqiptar, teksa një tjetër talent i ri po fiton hapësirë në një nga klubet më të mëdha të Evropës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement