Manchester City ka arritur fitore të qetë në shtëpi ndaj Wolves, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier, duke fituar plotësisht tre pikët dhe duke u afruar në vetëm katër pikë pas liderit Arsenal.
“Qytetarët” dominuan sfidën që nga minuta e parë. Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Omar Marmoush kaloi Cityn në epërsi pas një harkimi të saktë nga Nunes.
Pas golit, City krijoi edhe disa raste të tjera përmes Semenyos dhe Cherki, por asnjëri prej tyre nuk u finalizua.
Golin vendimtar për fitoren e dyfishtë e shënoi Antoine Semenyo në minutën e shtesës së pjesës së parë (45+2’), duke lënë të shtangur portierin Jose Sa pas një asistimi të bukur nga Silvas.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me posedim të qartë në favor të vendasve dhe disa kundërsulme të pakta nga Wolves.
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet pranë Arsenalit me 46 pikë dhe synon të mbajë hapin për vendin e dytë. Ndërkohë, Wolves vazhdojnë të mbeten në fund të tabelës me vetëm 8 pikë. /GazetaExpress