Real Madridi fiton me spektakël ndaj Monacos - Gazeta Express
string(44) "real-madridi-fiton-me-spektakel-ndaj-monacos"

Futboll

Gazeta Express

20/01/2026 22:56

Real Madridi fiton me spektakël ndaj Monacos

Futboll

Gazeta Express

20/01/2026 22:56

Alvaro Arbeloa ka debutuar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve si trajner i Real Madridit.

“Los Blancos” triumfuan 6:1 ndaj Monacos në kuadër të javës së shtatë të fazës së ligës, shkruan Gazeta Express.

Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë, për ta dyfishuar vet epërsinë në të 26-tën.

Mastantuono shënoi për 3:0 në minutën e 51-të, pas asistimit të dytë nga Vinicius Junior.

Katër minuta më vonë, Kehrer shënoi autogol për 4:0.

Pas dy asistimeve, Vinicius Junior arriti ta gjejë golin në minutën e 63-të.

Nëntë minuta më pas, Monaco e shënoi golin e nderit nëpërmjet Teze.

Për epilogun final u përkujdes Jude Bellingham me gol në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë dhe e siguron kualifikimin në 1/8 e finales.

Në anën tjetër, Monaco zhvendoset në vendin e 20-të me nëntë pikë gjithsej. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement