Gol dhe asist nga Hadërgjonaj, por Alanyaspor mposhtet nga Fenerbahce - Gazeta Express
string(68) "gol-dhe-asist-nga-hadergjonaj-por-alanyaspor-mposhtet-nga-fenerbahce"

Futboll

Gazeta Express

18/01/2026 20:05

Gol dhe asist nga Hadërgjonaj, por Alanyaspor mposhtet nga Fenerbahce

Futboll

Gazeta Express

18/01/2026 20:05

Florent Hadërgjonaj ka shkëlqyer në ndeshjen e Alanyaspor ndaj Fenerbahces, por ekipi i tij nuk arriti të dalë me pikë nga ky takim.

Fenerbahce shënoi fitore 2:3 ndaj Alanyaspor, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit turk.

Hadërgjonaj shënoi gol spektakolar në minutën e tretë, kurse në të 27-tën asistoi për Makoutan.

Por, kjo nuk mjaftoi, pasi Fenerbahce arriti dy herë të barazonte rezultatin e në minutën e 78-të edhe të shënonte golin e fitores.

Advertisement
Advertisement
Advertisement