Dion Gallapeni viziton FC Prishtinën gjatë përgatitjeve në Antali - Gazeta Express
string(65) "dion-gallapeni-viziton-fc-prishtinen-gjate-pergatitjeve-ne-antali"

Futboll

Gazeta Express

17/01/2026 20:50

Dion Gallapeni viziton FC Prishtinën gjatë përgatitjeve në Antali

Futboll

Gazeta Express

17/01/2026 20:50

Ish-futbollisti i FC Prishtina dhe reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, ka vizituar futbollistët dhe stafin e klubit gjatë qëndrimit të ekipit në Antali për fazën përgatitore.

Gallapeni, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës polake Widzew Łódź, ka shfrytëzuar kohën e lirë për t’u takuar me ish-bashkëlojtarët dhe stafin e Prishtinës.

Mbrojtësi i majtë u transferua në verën e vitit të kaluar te Widzew Łódź, ku po paraqitet me sukses të lartë dhe ka fituar shumë eksperiencë në futbollin evropian.

FC Prishtina e falënderoi Dionin për vizitën dhe i uroi shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, duke theksuar lidhjen e ngushtë që ai mban me klubin. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement