Arbeloa e shijon fitoren e parë, Real Madridi triumfon ndaj Levantes - Gazeta Express
string(67) "arbeloa-e-shijon-fitoren-e-pare-real-madridi-triumfon-ndaj-levantes"

Futboll

Gazeta Express

17/01/2026 15:56

Arbeloa e shijon fitoren e parë, Real Madridi triumfon ndaj Levantes

Futboll

Gazeta Express

17/01/2026 15:56

Real Madridi ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Alvaro Arbeloa.

“Los Blancos” triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Levantes, në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar dhe me pak raste, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 58-të, Kylian Mbappe krijoi avantazhin për vendasit, pasi u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 65-të, Asencio me gol të bukur me kokë pas asistit nga Arda Guler e dyfishoi epërsinë, që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Barcelona që luan nesër.

Në anën tjetër, Levante mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë të grumbulluara deri më tani. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement