FC Barcelona po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme, duke i regjistruar 11 fitore radhazi, një arritje që hyn në histori si seria e dytë më e mirë fituese e klubit katalanas.
Gjiganti katalunas e mposhti sonte ekipin Racing Santander në udhëtim me rezultat 2:0 për të kaluar tutje në Copa del Rey falë golave të Torres dhe Yamal, shkruan “Gazeta Express”.
Skuadra blaugrana ka treguar stabilitet, disiplinë taktike dhe efikasitet maksimal si në kampionat ashtu edhe në garat tjera, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm në majat e futbollit evropian.
Kjo seri fitoreje e vendos Barcelonën pranë rekordit absolut të klubit dhe rrit ndjeshëm entuziazmin e tifozëve.
Rekordi absolut i klubit për fitore radhazi në të gjitha kompeticionet ishte 18 fitore, i arritur nën drejtimin e trajnerit Frank Rijkaard në sezonin 2005-2006 (përfshirë La Ligan, Kupën dhe Evropën).
Me paraqitje mbresëlënëse të lojtarëve kyç dhe një filozofi loje që po funksionon në perfeksion, Barcelona po dëshmon se është një pretendente serioze për trofe këtë sezon.
A do të arrijë Barça ta thyejë rekordin historik?
Tifozët presin me padurim ndeshjet e radhës. /Gazeta Express