Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Bashkimit dhe Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Një tifoz i Vëllaznimit ka goditur me shishe asistentin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj, pas përfundimit të pjesës së parë, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të takimit.
Goditja është kapur qartë edhe në transmetim televiziv, duke shkaktuar tension të madh në palestrë.
Pjesa e parë kishte përfunduar në favor të Bashkimit me rezultat 43:39. Autoritetet dhe organizatorët e ndeshjes po shqyrtojnë masat për të garantuar sigurinë para rifillimit të takimit. /GazetaExpress