Çfarë po ndodh me Zhegrovën? Juve kërkon durim - Gazeta Express
string(45) "cfare-po-ndodh-me-zhegroven-juve-kerkon-durim"

Sport

Gazeta Express

14/01/2026 16:44

Çfarë po ndodh me Zhegrovën? Juve kërkon durim

Sport

Gazeta Express

14/01/2026 16:44

Qëllimi kryesor i Juventusit me Edon Zhegrovën këtë sezon është ta sjellë lojtarin në formë optimale fizike.

Aktualisht, sulmuesi i krahut është në gjendje të luajë vetëm 15–20 minuta për ndeshje, megjithatë mbetet një futbollist shumë i rëndësishëm nga ana teknike.

Burime italiane bëjnë të ditur se Zhegrova po lë mbresa të jashtëzakonshme në stërvitje, duke realizuar veprime mbresëlënëse. Problemi nuk lidhet me cilësinë e tij, por me qëndrueshmërinë fizike, shkruan Gazeta Express.

Stafi i Juventusit po punon intensivisht me të, ndërsa në klub kërkohet durim para se Zhegrova të jetë gati për të luajtur më shumë minuta dhe të ketë rol më të madh në ndeshje. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement