Deklarata e fortë Keisit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës - Gazeta Express
string(85) "deklarata-e-forte-keisit-miri-porosiste-lule-per-dashnoret-e-tij-te-dyqani-i-stelines"

TV/Film

Gazeta Express

13/01/2026 22:22

Deklarata e fortë Keisit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës

TV/Film

Gazeta Express

13/01/2026 22:22

Një debat i fortë ka përfshirë Mirin, Stelinën dhe Keijsin, pas deklaratës së fortë të këtij të fundit.

Ishte Keijsi që deklaroi se Miri “ka blerë lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës”-ndërsa kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Stelina dhe Miri duke u shoqëruar me debate të forta.

Keijsi: Kam qenë aty kur ka porositur lule për dashnoret e tija, kam qenë me motrën e Stelinës

Stelina: Së pari e kam thënë që unë dhe Miri takohemi shumë shpesh në “Myslym Shyr”. Vjen në dyqan shumë shpesh. E kam sqaruar, kam zgjedhur ta mbaj të fshehtë për disa persona. Këtu paska thënë që paska dëgjuar një bisedë timen.

Keijsi: Kemi qenë bashkë. Miri mori Stelinën dhe tha nuk mund të përdorë konfidencialitetin e klientit

Stelina: Po e përdor këtë situatën për të prishur marrëdhënia time dhe të mirit. Do patjetër që ndërhyn dhe e prish këtë marrëdhënie. Është turp që më fut në kështu situatash

Keijsi: Është turp që thua nuk njihemi.

Stelina: Mos e përdor dyqanin e familjes sime se me atë hamë bukë. Po përpiqet të ulë imazhin tim. Ke ardhur këtu dhe po gënjen pa fund. Nuk e konfirmoj dhe nuk më intereson. /Top Channel/

Advertisement
Advertisement
Advertisement