Baton Haxhiu i përgjigjet Vjosa Osmanit me një shkrim të para një viti - Gazeta Express
string(70) "baton-haxhiu-i-pergjigjet-vjosa-osmanit-me-nje-shkrim-te-para-nje-viti"

OP/ED

Gazeta Express

13/01/2026 0:01

Baton Haxhiu i përgjigjet Vjosa Osmanit me një shkrim të para një viti

OP/ED

Gazeta Express

13/01/2026 0:01

Gazetari Baton Haxhiu gjatë emisionit “Pressing” të hënën ka thënë se kishte ndihmuar që të realizohej një takim i Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa dhënë më shumë detaje.

Ndaj deklarimeve të Haxhiut ka reaguar Këshilltarja e Osmanit, Meliza Haradinaj, e cila ka thënë se Presidentja asnjëherë s’ka marrë pjesë na takime të tilla.

Rreth kësaj çështje Haxhiu është përgjigjur me një shkrim të publikuar më herët, të cilin mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Iluzioni i rremë i Amerikës: Vjosa Osmani dhe rrëzimi i urës së fundit

Baton Haxhiu

Kriza e sotme në Kosovë nuk është vetëm pasojë e kokëfortësisë së Albin Kurtit. Ai ka qenë gjithmonë konsistent në lojën e tij përballë amerikanëve. Dihej qartë se Albini ka dhe kishte refuzim, sfidim dhe retorikë të shndërruar në dogmë. Katalizatori ishte i njohur. Por zhgënjimi i vërtetë amerikan ka emër tjetër: Vjosa Osmani. Figura që administrata Biden e pranoi si “balancuesen institucionale” përballë Kurtit, rezultoi një fasadë e hollë. Dhe kur kjo fasadë u shemb, Shtetet e Bashkuara nuk kishin më arsye të shtynin me iluzione.

Në dosjet e hershme të amerikanëve, Osmani mbahet mend si armikja e dy projekteve të tyre politike: demarkacionit dhe asociacionit. Ajo u rreshtua kundër tyre me një patos që e shiste si patriotizëm, por që për Ëashingtonin nuk ishte gjë tjetër veçse refuzim i asaj që vetë SHBA e konsideronte si veprime vendimtare për përmbylljen e projektit të shtetësisë së sponsorizuar në Vjenë nga Amerika dhe të imponuar mbi Evropën. Kjo e bëri që garancia e saj si “balancuese” të jetë e brishtë që në fillim. Administrata Biden e pranoi formalisht këtë rol, por kurrë nuk e forcoi realisht.

Në shtatorin e vitit 2023, pas një ftohjeje prej më shumë se një viti e gjysmë, ndërhyrja e një politikani me autoritet serioz në Evropë dhe me lidhje të forta në Ëashington e riktheu Osmanin në orbitën amerikane. Ajo hyri në disa takime, madje iu sigurua edhe një ftesë në pritjen e Ambasadës së Arabisë Saudite, ku ndodhi një “takim rastësor” me Antony Blinken. Për një çast, u duk sikur Amerika kishte gjetur përsëri një fytyrë për ta shitur si pro-perëndimore. Por iluzioni zgjati vetëm pak muaj.

Ajo sapo u rreshtua hapur përkrah Kurtit, amerikanët kuptuan se gjithë kjo lojë kishte mbaruar. Një burim i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi kështu: “Ne e kemi provuar me të gjitha mënyrat ta mbajmë Kosovën të stacionuar në orbitën tonë. Por kur edhe figura që supozohej të ishte ura e arsyes i bashkohet nacionalizmit primitiv, atëherë iluzioni ka mbaruar.”

Muaji i mjaltit me administratën Biden, të cilën ajo e kishte mashtruar, përfundoi brutalisht. Tani mbi Vjosa Osmanin rëndon hija e dosjeve diplomatike, ku ajo kundërshtonte me ashpërsinë e saj të zakonshme Marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa stafi i saj në Twitter sulmonte Richard Grenellin në kohën kur Trump kishte dalë nga Shtëpia e Bardhë. Vetëm ajo mund të mendonte se mashtrimin që e bën në Kosovë do ta ndizte edhe në Uashington, duke harruar se armiku më i madh i politikanëve shqiptarë janë “diplomatic notes” dhe “comparing notes” që bëhen në diplomaci. E këtu nuk i kryen punë as përmendja e Trumpit nëpër tëeeta (tani X) apo në intervista e deklarata për atë se si ndali një sulm serb, duke menduar se kështu do të siguronte një ftesë në Shtëpinë e Bardhë. Në të vërtetë, ajo hyn në histori si presidentja e parë e Kosovës që nuk është pritur nga asnjë nivel në Shtëpinë e Bardhë.

Amerikanët e kanë shumë të qartë dhe tashmë po e thonë edhe më troç: “Një pikë thelbësore që po neglizhohet në debatin publik është se vendimi i SHBA-së nuk u nxit vetëm nga kokëfortësia e Kurtit, por edhe nga vendimi i Presidentes Osmani për t’u rreshtuar me teatrin nacionalist kundër komunitetit serb dhe Gjykatës Kushtetuese. Roli i ashtuquajtur ‘balancues’ që Osmani pretendonte të luante ka rezultuar një fasadë. Dhe sapo kjo fasadë u shemb, SHBA nuk kishte alternativë tjetër përveçse të vepronte. Në këtë dritë, është Presidentja Osmani ajo që mban përgjegjësinë kryesore për thyerjen aktuale diplomatike.” (One crucial point being overlooked… diplomatic breakdown.)

Në këtë mes, Kurti del më pak i papritur. Ai ka qenë gjithmonë i parashikueshëm në anti-amerikanizmin e tij me maskë patriotike. Ai nuk ka tradhtuar askënd, sepse kurrë nuk ka premtuar bashkëpunim. Osmani, përkundrazi, u shit si garanci dhe përfundoi si zhgënjim. Dhe ky është faji që dhemb më shumë në Ëashington. Sepse kur urën e shemb vetë ura, nuk mbetet më asgjë për ta kaluar lumin.

Dështimi i Osmanit është parë edhe në Ëashington, ku përpjekjet e saj për të ndërtuar lidhje të reja dështuan. Me sekretarin Marco Rubio ajo nuk u prit kurrë, duke u detyruar të takohej vetëm me zëvendësit. Ironia është se vetëm pak javë më pas, Marko Đurić, ministri serb, arriti një takim të drejtpërdrejtë me Rubion. Ky kontrast e çimentoi perceptimin amerikan se Osmani nuk ishte partnerja që ata kishin shpresuar, por një figurë e zbrazët, e paaftë për të mbajtur peshën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Përfundimi është i thjeshtë dhe cinik se Kurti, as Osmani nuk janë më partnerë të besueshëm. Suspendimi i Dialogut Strategjik nuk është thjesht ndëshkim për një qeveri, por shpallja e një boshllëku. SHBA-të po e përdorin këtë si instrument presioni për të detyruar ripozicionimin e elitave ose për të nxitur alternativa të reja politike.

Precedenti ekziston. Në fund të vitit 2024, SHBA pezulloi partneritetin strategjik me Gjeorgjinë, pasi qeveria e Tbilisit devijoi nga rruga euro-atlantike dhe u afrua me Rusinë. Sot, e njëjta gjë po ndodh në Prishtinë. Nuk ka më përjashtime. Kur devijon, partneriteti thyhet.

Kosova nuk është braktisur nga Amerika. Është udhëheqja e saj që është shpallur e panevojshme dhe e dëmshme. Vjosa Osmani si ura e prishur, Albin Kurti si katalizatori i krizës. Por turpi nuk është vetëm i tyre. Populli i Kosovës ka kohë që është paralajmëruar se po shkon pas iluzioneve që e izolojnë. Dhe megjithatë, ai i ka votuar dhe i ka duruar. Tani, Kosova paguan çmimin e një iluzioni të rremë, duke u gjetur në bankën e të akuzuarve jo nga armiqtë, por nga aleati i saj më i madh.

Ky politikan me autoritet serioz në Evropë, i njohur si mik i amerikanëve, kishte shërbyer si garantues për Vjosa Osmanin në momentin kur administrata Biden kishte vendosur të mos e takonte më. Ky garantim ishte arsyeja pse asaj iu hapën dyer në Neë York dhe iu dha një shans i dytë. Por kur ky garantim doli nga kontrolli dhe u shpërdorua, ai u kthye në problem më vete. Sepse në Ëashington nuk shihet më vetëm Osmani apo Kurti si përgjegjës për krizën, por edhe iluzionet politike që i mbështetën si ura të rreme.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, që dikur kishte shërbyer në Kosovë, ishte i bindur se gjithë prova për ta kthyer Vjosa Osmanin në figurë të besueshme ishte një ushtrim i kotë. Për të, ajo mishëronte tiparin më të vjetër të politikës ballkanike, elegancën e fasadës dhe brutalitetin e gënjeshtrës. Quhej pa hezitim një politike pa parime, një bizantine e vjetër që mbante gjithmonë gënjeshtrën në xhepin e brendshëm. Në atë vlerësim nuk kishte vend për iluzione sepse ajo nuk do të dilte kurrë nga kthetrat e Albin Kurtit. Disa njerëz në Shtëpinë e Bardhë, edhe ai që e kishte takuar Vjosën në Neë York ne Tetor të 2023, ishin të bindur se ajo(Vjosa)dhe ai (Albini) ishin një lojë e vetme. Premtimet e saj se ishte ndryshe ishin thjesht maskë, një mashtrim i rafinuar për ta mbajtur Amerikën të lidhur dhe Kosovën të paizoluar, por jo për ta shpëtuar.

Kriza aktuale në marrëdhëniet Kosovë–SHBA nuk është rastësi, por pasojë e iluzioneve të rreme mbi rolin e udhëheqësve të Kosovës. Vjosa Osmani, e paraqitur si ura e arsyes dhe balanca institucionale ndaj Albin Kurtit, rezultoi të ishte një fasadë e brishtë që u shemb sapo u rreshtua hapur krah tij. Për Amerikën, zhgënjimi nga Osmani ishte më i madh se kokëfortësia e Kurtit, sepse ajo premtoi besueshmëri dhe solli mashtrim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement