Arsenal i është bashkuar garës për nënshkrimin e kapitenit të Crystal Palace dhe mbrojtësit të Anglisë, Marc Guéhi, i cili pritet të mbetet lojtar i lirë në verë.
Aktualisht, Manchester City kryeson interesimin, ndërsa në garë janë gjithashtu Liverpool dhe Bayern Munich.
“Topçinjtë” po shqyrtojnë mundësinë për ta marrë Guéhin ose që në janar, ose ta presin verën për një transferim pa pagesë. Palace kërkon rreth 40 milionë paund për ta lënë të lirë tani, duke përfituar nga nevojat e City në mbrojtje.
Guéhi shihet si një opsion ideal për Arsenalin falë eksperiencës dhe fleksibilitetit të tij, pavarësisht se skuadra e Artetës tashmë ka një mbrojtje të fortë. Marrja e tij si lojtar i lirë do të ishte një goditje e madhe në merkato. /GazetaExpress