Nga bankina në drejtimin e dy McDonald’s – historia e pazakontë e ish-trajnerit të Bundesligës - Gazeta Express
string(91) "nga-bankina-ne-drejtimin-e-dy-mcdonalds-historia-e-pazakonte-e-ish-trajnerit-te-bundesliges"

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 13:53

Nga bankina në drejtimin e dy McDonald’s – historia e pazakontë e ish-trajnerit të Bundesligës

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 13:53

Alexander Nouri, ish-trajner i njohur i Bundesligës e ka bërë një ndryshim të befasishëm në karrierën e tij profesionale, duke e lënë botën e futbollit profesionist për t’i drejtuar dy restorante McDonald’s në qytetin gjerman të Herzogenrath.

Nouri, 46 vjeç, e ka një histori të pasur në futboll: Ai ishte trajner i Werder Bremenit, ku arriti ta shpëtonte ekipin nga rënia nga Bundesliga, duke i dhënë atij edhe një vend të respektueshëm në tabelë, përcjell “Gazeta Express”.

Më pas drejtoi edhe klube të tjera si Ingolstadt dhe Hertha Berlin dhe në vitin 2022 stërviti klubin grek Kavala.

Por sot ai ka zgjedhur të vendoset në një fushë plotësisht tjetër të karrierës – atë të menaxhimit të restoranteve të ushqimit të shpejtë.

Ai e koordinon stafin e dy McDonald’s dhe i mbikëqyr operacionet ditore, duke i përdorur aftësitë e tij për të motivuar dhe udhëhequr njerëz, të njëjtat cilësi që ai i përdorte edhe në stolin e trajnerit.

Nouri vetë ka theksuar se në thelb, futbolli dhe menaxhimi i një ekipi në një restorant kanë shumë pika të përbashkëta: në të dyja situatat duhet t’i kuptosh njerëzit që ke përballë, të dish çfarë i motivon dhe çfarë u duhet për ta dhënë më të mirën e tyre.

Kjo lëvizje është marrë me interes nga mediat, duke treguar se aftësitë udhëheqëse dhe menaxheriale mund të jenë të vlefshme edhe në një ambient krejtësisht ndryshe pune. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement