Asllani mund të përfundojë në La Liga, Interi po negocion me klubin spanjoll - Gazeta Express
string(75) "asllani-mund-te-perfundoje-ne-la-liga-interi-po-negocion-me-klubin-spanjoll"

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 12:33

Asllani mund të përfundojë në La Liga, Interi po negocion me klubin spanjoll

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 12:33

Kristjan Asllani po kthehet te Interi pasi Torino po e vlerëson mbylljen e huazimit të tij në mënyrë të parakohshme, edhe pse ishte aktivizuar si titullar te ekipi “Granata”.

Kjo pasi klubi torinez nuk është bindur nga performanca e përfaqësuesit shqiptar dhe po mendon ta largojë nga ekipi qysh këtë muaj.

Nëse Torino e mbyllë marrëveshjen e huazimit, Asllani do të rikthehet te Interi, i cili e mban në pronësi kartonin e tij, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Por, ka shumë mundësi që ai të mos qëndrojë në Serie A me “Nerazzurri” për shkak të mungesës së hapësirës në skuadër.

Interi pastaj do ta kërkojë një zgjidhje tjetër për të gjetur minutazh për mesfushorin kualitativ duke e huazuar sërish ose duke e shitur.

Sipas mediave italiane, Interi i ka nisur kontaktet me Gironën, e cila ka kërkuar informata nga Zikaltrit për lojtarin e tyre.

Interi e vlerëson 12 milionë euro kartonin e lojtari, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi i La Ligas do ta kërkojë lojtarin në formë huazimi apo ta blejë përfundimisht kartonin e tij. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement