ZYRTARE: Kjo është e ardhmja e Neymarit - Gazeta Express
string(38) "zyrtare-kjo-eshte-e-ardhmja-e-neymarit"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 12:37

ZYRTARE: Kjo është e ardhmja e Neymarit

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 12:37

Neymar Junior ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Ylli brazilian e kaloi periudhën e fundit me Santosin, ku ishte rikthyer pas një eksperience të gjatë në Evropë dhe më pas edhe në Arabinë Saudite shkurt.

E tash, pas disa javësh negociatash, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, përfaqësuesi brazilian i ka mbetur besnik klubit të fëmijërisë, me të cilin e vazhdoi kontratën deri në fund të vitit 2026.

“Princi vazhdon”, shkroi Santosi në faqet zyrtare.

“Neymar e ka vazhduar kontratën me Santos FC deri në fund të sezonit duke vazhduar që të shkruajë historinë e tij të futbollit me MantoSagrado”, njoftoi klubi i njohur brazilian.

Neymar synon të jetë mirë fizikisht në muajt në vazhdim me shpresën që të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit në Botërorin 2026, i cili do të mbahet në verën që po vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement