Edon Zhegrova është futur në lojë në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen mes Juventusit dhe Lecces, që po zhvillohet në Allianz Stadium.
Sulmuesi kosovar zëvendësoi Conceiçaon, teksa stafi teknik kërkon më shumë rrezikshmëri në fazën ofensive.
Në fund të pjesës së parë, Lecce kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Banda, duke befasuar Juventusin në shtëpinë e tij. Bardhezinjtë tani shpresojnë në impaktin e Zhegrovës për të kthyer rezultatin dhe për të shmangur një hap fals në kampionat. /GazetaExpress