Ylli i Real Madridit, Thibaut Courtois, nuk do të nderohet më jashtë stadiumit të Atletico Madridit.
“Metropolitano” tradicionalisht ka pasur të vendosura pllaka me emrat e lojtarëve që kanë zhvilluar 100 ose më shumë paraqitje për klubin.
Courtois ishte ndër të nderuarit për periudhën e tij si i huazuar, që zgjati tri sezone mes viteve 2011 dhe 2014, por vitet e fundit pllaka e tij është dëmtuar shpesh.
Portieri belg është identifikuar gjithnjë e më shumë me rivalët e Real Madridit dhe është kthyer në një figurë të urryer për tifozët e “Colchoneros”.
Atletico tani ka vendosur të ndryshojë protokollin, siç shpjegon “Marca”, duke hequr sistemin e pllakave dhe duke e zëvendësuar me një “Walk of Legends”.
Ky sistem do t’u lejojë 151 mijë anëtarëve të klubit të votojnë se cilët lojtarë do të nderohen dhe të heqin ata që nuk dëshirohen më – si Courtois dhe Hugo Sanchez, një tjetër lojtar që ka luajtur gjithashtu për “Los Blancos”.
Atletico ka vendosur gjithashtu të ndryshojë rregullat për t’u përfshirë në “Walk of Legendsin” e ri.
Nga tani e tutje, vetëm lojtarët që kanë përfunduar karrierën do të pranohen. Kjo do të thotë se lojtarë si Suarez do të duhet të presin për t’u përfshirë.
Po ashtu, legjenda aktuale të Atleticos si Koke Resurreccion, Jan Oblak apo Antoine Griezmann do të duhet të presin për të marrë sërish vlerësimin e tyre./GazetaExpress/