Broja vendimtar, Burnley barazon në udhëtim te Bournemouth - Gazeta Express
string(57) "broja-vendimtar-burnley-barazon-ne-udhetim-te-bournemouth"

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 18:12

Broja vendimtar, Burnley barazon në udhëtim te Bournemouth

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 18:12

Burnley ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim te Bournemouth, duke luajtur baras 1-1 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.

Ndeshja u karakterizua nga tension dhe presion i vazhdueshëm, teksa skuadra e drejtuar nga Scott Parker po përballet me një krizë të rezultateve këtë sezon. Rezultati i barabartë u vendos në minutat e fundit të ndeshjes.

Heroi i Burnley-t ishte Armando Broja, i cili hyri në lojë në minutën e 65-të dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të, duke siguruar rezultatin përfundimtar 1-1.

Ky ishte goli i parë i Brojës këtë sezon në Premier League, pas 11 ndeshjeve të luajtura.

Megjithatë, për Burnley kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore, duke e lënë skuadrën në pozitën e parafundit në tabelë (19) me 11 pikë.

Xhiro e ardhshme do të jetë një sfidë vendimtare për ta, kur do të jenë nikoqir të Evertonit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement