Një nga gjërat më të mira që i ndodhi futbollit të Kosovës është edhe Dion Gallapeni.
Mbrojtësi i ri, ishte sensacioni i vitit në futbollin kosovar, por jo vetëm, duke treguar paraqitje të mëdha me Prishtinën e pastaj duke siguruar një transferim jashtë vendit.
20-vjeçari e fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, e pastaj gjatë verës u transferua në futbollin polak te Ëidzeë Lodz për shumën e 250 mijë eurove.
Mbi të gjitha, falë paraqitje të mira me ekipin e tij, Gallapeni e siguroi edhe vendin e titullarit te kombëtarja e Kosovës, duke qenë mjaft stabil në krahun e majtë. Stabilitet që i kishte munguar “Dardanëve” që një kohë të gjatë në atë krahë.
Tash, kur është koha që të bëhen llogaritë për vitin që po e lëmë pas, mbetet të shihet se a do të shpallet Dion Gallapeni “zbulimi i vitit” nga Federata e Futbollit e Kosovës.
FFK-ja do të zgjedh më të mirët të dielën, në një ceremoni gala, ku do të shpërndahen disa çmime të rëndësishme.
Gallapeni, me vlerë prej 2.5 milionë euro në “Transfermarkt”, ka nëntë paraqitje me kombëtaren e Kosovës, që nga debutimi i tij zyrtar në mars të këtij viti.
Ai luajti tre minuta në fitoren e Kosovës në ndeshjen e dytë të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
Më pas, ai luajti në dy ndeshje miqësore në qershor. Gallapeni hyri si rezervist ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit, por pastaj luajti të gjitha ndeshjet e mbetura nga fillimi.
Gallapeni ka një kontratë me klubin polak, Ëidzeë Lodz deri në vitin 2029./GazetaExpress/