Renditja e ligave evropiane, në këto pozita gjenden Kosova e Shqipëria - Gazeta Express
string(69) "renditja-e-ligave-evropiane-ne-keto-pozita-gjenden-kosova-e-shqiperia"

Sport

Gazeta Express

19/12/2025 10:04

Renditja e ligave evropiane, në këto pozita gjenden Kosova e Shqipëria

Sport

Gazeta Express

19/12/2025 10:04

Kosova vazhdon të mbajë pozitë shumë të mirë në renditjen më të re të UEFA-s për klube, duke u renditur në vendin e 36-të me gjithsej 13.989 pikë.

Falë suksesit të klubeve kosovare në vitet e fundit në garat evropiane, Ballkanit pak vite më parë dhe performancës së fundit të Dritës, liga e Kosovës qëndron goxha lart në këtë listë, duke treguar stabilitet dhe rritje në arenën ndërkombëtare.

Në krahasim me Kosovën, Shqipëria renditet në pozitën e 44-të, me 8.125 pikë, duke ruajtur një prani të qëndrueshme në skenën evropiane, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, falë suksesit historik të Shkëndijës, gjendet në vendin e 45-të me 7.759 pikë.

Renditja tregon qartë avantazhin aktual të Kosovës në nivel klubesh në rajon dhe përparimin e vazhdueshëm të futbollit kosovar në garat evropiane. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement