U hodh gurthemeli për fillimin e punimeve në stadiumin “Zahir Pajaziti” - Gazeta Express
string(69) "u-hodh-gurthemeli-per-fillimin-e-punimeve-ne-stadiumin-zahir-pajaziti"

Futboll

Gazeta Express

11/12/2025 13:52

U hodh gurthemeli për fillimin e punimeve në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Futboll

Gazeta Express

11/12/2025 13:52

Sot është hedhur gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe ndriçimin modern të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një projekt i shumëpritur për klubin dhe qytetin llapjan.

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Gjatë vizitës, Kryetrajneri Tahir Batatina, në emër të klubit, i dhuroi Kryeministrit Kurti një fanellë të personalizuar, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj projektit dhe sportit në Podujevë.

Kryeministri Kurti theksoi se një klub me histori afro 100-vjeçare si Llapi, që ka prodhuar shumë talentë për futbollin e vendit, e meriton një stadium me kushte të denja dhe moderne.

Ky projekt shënon një hap të madh drejt modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve për lojtarët tanë, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv të Podujevës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement