Mbappe pritet te mungojë edhe ndaj Alaves - Gazeta Express
string(41) "mbappe-pritet-te-mungoje-edhe-ndaj-alaves"

Futboll

Gazeta Express

11/12/2025 9:32

Mbappe pritet te mungojë edhe ndaj Alaves

Futboll

Gazeta Express

11/12/2025 9:32

Pas mungesës së tij të bujshme në mbrëmjen e djeshme, ku Real Madridi u mposht 1:2 nga Manchester City në Ligën e Kampionëve, duket se problemet për Kylian Mbappé vazhdojnë.

Sulmuesi francez nuk ishte i gatshëm luante në duelin e fortë europian, dhe situata e tij fizike mbetet shqetësuese për klubin madrilen.

Sipas informacioneve të fundit, Mbappé ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe është dyshues edhe për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alaves.

Stafi mjekësor vazhdon monitorimin, ndërsa Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë rikthimin e tij përpara kohe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement