KF Llapi njofton se të enjten, më 11 dhjetor, do të vendoset gurthemeli për mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shtëpinë e klubit.
Në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së stadiumit, duke krijuar kushte më të mira për lojtarët, tifozët dhe zhvillimin e ndeshjeve në Podujevë”, thuhet në një postim nga klubi në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Express.
KF Llapi falënderon të gjithë për mbështetjen dhe premton se stadiumi do të bëhet një vend më modern dhe funksional për futbollin kosovar. /GazetaExpress