Sonte po zhvillohet ndeshja mes Villarreal dhe Copenhagen për javën e gjashtë të Ligës së Kampionëve, një përballje vendimtare për të dy ekipet.
“Yellow Submarine” ka vetëm 1 pikë, ndërsa danezët kanë 4 pikë para nisjes së ndeshjes.
Por momenti më i përfolur nuk erdhi nga loja, por nga hyrja e ekipeve. UEFA bëri një gafë të madhe: në vend të himnit të Ligës së Kampionëve, u luajt himni i Europa League – një situatë surreal që surprizoi tifozët dhe lojtarët.
Megjithatë, Copenhagen nuk u tremb dhe shënoi që në minutën e dytë, me Mohamed Elyounoussi, duke kaluar menjëherë në avantazh.
Ndeshja shihet si vendimtare për të dy ekipet, që synojnë të përfundojnë grupin me një rezultat pozitiv. /GazetaExpress
They've just played the Europa League tune rather than the Champions League one.
— Ruairidh Barlow (@RuriBarlow) December 10, 2025
Might be taken with more humour if Villarreal were coasting through to the knockouts. pic.twitter.com/CxfzPFfPxH