Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka reaguar pasi një video e tij u bë virale.
Uzuni shihej duke hedhur para në dasmën e motrës së tij.
Ai u kritikua për gjestin e tij, teksa tashmë ka ardhur edhe reagimi i sulmuesit shqiptar.
Ai ka thënë se familja për të është numër një.
“Familja numër 1. Videoja e hedhjes së parave ishte vetëm një moment gëzimi për motrën time”, shkruajti ai në Instagram.
“E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që ishte 10 vjeç dhe sot kam arritur t’ia siguroj të ardhmen familjes sime. Faleminderit Zotit. Edhe sikur t’i kisha shpenzuar paratë në disko dhe shisha, përsëri do të kishte njerëz që do të gjenin arsye për të folur. Prandaj, çfarëdo që të bësh, nuk i kënaq dot të gjithë. Unë thjesht bëra atë që ndjeva, dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar”, vazhdoi ai.
“Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe e respektojnë gëzimin e familjes. Ju uroj gëzim të qetë me familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”, përfundoi ai./GazetaExpress/
