Vendos goli i Szoboszlait, Liverpooli fiton ndaj Interit pa Salahun - Gazeta Express
string(66) "vendos-goli-i-szoboszlait-liverpooli-fiton-ndaj-interit-pa-salahun"

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 23:12

Vendos goli i Szoboszlait, Liverpooli fiton ndaj Interit pa Salahun

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 23:12

Derbi i natës së sotme në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve u luajt në Itali, më saktësisht në “Giussepe Meazza”, mes Interit dhe Liverpoolit.

Mes shumë problemeve, nga kriza e rezultateve dhe problemet me lojtarin kryesor, Arne Slot me Liverpoolin dolën fitimtarë ndaj Interit, me rezultat minimal.

Ishte goli i Dominik Szoboszlai në minutën e 88-të që i dha fitoren anglezëve.

Hungarezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e shkaktoi Alessandro Bastoni në Florian Ëirtzin.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e tetë në tabelë, teksa Interi mbetet po ashtu në 12 pikë, por në vendin e pestë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement