Derbi i ditës së martë, i xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve, do të luhet në “Giussepe Meazza”.
Interi i bën konak Liverpoolit, me dy trajnerët që tashmë i kanë zgjedhur edhe 11-shet startuese.
Christian Chivu i Interit si gjithmonë hyn në ndeshje me sistemin 3-5-2.
Yann Sommer është në portë, i padiskutueshëm, teksa në krye të sulmit është dyshja Marcus Thuram – Lautaro Martinez.
Te Liverpooli, Arne Slot ka vendosur që Florian Ëirtz të mbetet në bankën rezervë, teksa vendin e Mohamed Salahut – që mungon sonte – do ta zë Curtis Jones.
Në fushë nga fillimi do të jenë dy sulmuesit, Hugo Ekitike dhe Alexander Isak.
Ndeshja nis nga ora 21:00.
FORMACIONET E PLOTA:
Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Henrique, Calhangolu, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Thuram.
Liverpool: Alisson; Gomez, Konate, Van Dijk, Robertson; MacAllister, Gravenberch; Jones, Szoboszlai, Ekitike; Isak./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...