Emri i Jose Mourinhos është përmendur si një zëvendësues i mundshëm për Xabi Alonson në stolin e Real Madridit.
Kjo është më shumë mes një pjese të tifozëve të Real Madridit, të cilët e ndjejnë mungesën e ish-trajnerit, sesa brenda vetë klubit, i cili nuk e ka konsideruar kurrë mundësinë e rikthimit të Mourinhos në “Santiago Bernabéu”, raporton “Mundo Deportivo”.
Trajneri aktual i Benficës u pyet për thashethemet që e lidhnin me një rikthim te Real Madridi.
Përgjigjja e tij ishte shumë e qartë në mohimin e të gjitha atyre zërave dhe në mbylljen e derës për një rikthim në “Bernabéu”.
Një gazetar e pyeti për këtë çështje, dhe Mourinho, me gjeste, e bëri të qartë se nuk donte të dëgjonte për ato zëra.
Përgjigjja e tij për pyetjen nëse ishte duke e mbyllur atë derë ishte tejet e qartë: “Nuk është se kam nevojë ta mbyll, por ajo tashmë është e mbyllur. Është një çështje e mbyllur; ti je ai që e hape,” përfundoi Mourinho me të qeshur.
Jose Mourinho e udhëhoqi Real Madridin nga vera e vitit 2010 deri më 2013, duke fituar një herë La Ligan e një herë Kupën e Mbretit./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...