Alexander Marangon, i njohur nga të gjithë si Doni, ndau dhomën e zhveshjes tek Roma me Francesco Tottin për gjashtë vjet dhe kujtimet e tij për kapitenin e “Giallorossëve” janë të jashtëzakonshme në çdo mënyrë.
“Ai ishte një fenomen, brenda dhe jashtë fushës”, thotë sot ish-portieri brazilian për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
“Një vështrim i vetëm ishte i mjaftueshëm për të na ngjallur besim. Ai është një brazilian në futboll, ai ka lëvizje që i kam parë vetëm nga Ronaldinho dhe Kaká, me të cilët kam luajtur për ekipin kombëtar.”
Totti nuk ishte më pak i gjallë jashtë fushës.
Ish-portieri brazilian e kujton një rast me kapitenin dhe me një kamerier, që e bën ende të qesh.

“Dilnim bashkë dhe kjo ishte bërë në vazhdimësi. Një mbrëmje, ai i ofroi një kamerieri një mijë euro për të kaluar pranë tavolinave, për t’u hedhur në pishinë me të brendshme dhe për të bërtitur si Tarzani, duke e rrahur gjoksin. Ende më bën të qesh kur e mendoj”, kujton Doni.
Ish-futbollisti i São Paulo tani është 46 vjeç dhe e ka ndërtuar një karrierë krejtësisht të ndryshme, larg botës së futbollit: ai është një sipërmarrës i suksesshëm dhe bën shumë gjëra.
“Pas futbollit, studiova shumë dhe e hapa një sërë biznesesh”, shpjegon ai.
“Jetoj në Florida që nga viti 2017, por për punë, udhëtoj në të gjithë botën. E kam gjithashtu një qendër sportive të lidhur me shkollën e futbollit të Romës, një palestër, një agjenci menaxhimi sportistësh dhe biznese të shumta të pasurive të paluajtshme. I kemi ndërtuar mbi tre mijë shtëpi. Plus, madje hapa një park argëtimi me ish-bashkëlojtarin tim, Fabio Simplicio.”
“Të kthehem në futboll? Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta do ta bëj si investitor, kush e di.” /Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...