Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thotë se debati i vazhdueshëm rreth Mohamed Salah dhe komenteve të tij të fundit për Liverpoolin nuk është shqetësimi i tij, por paralajmëron se skuadra e Arne Slot do të “mbajë nivel të lartë” edhe pa “Mbretin Egjiptian” për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.
Interi pret Liverpoolin në “San Siro” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje – raundi i fundit i ndeshjeve të LK-së për këtë vit kalendarik.
Është konfirmuar edhe nga Liverpooli se ylli i skuadrës, Salah, do të lihet në shtëpi për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, pas komenteve të tij pas ndeshjes gjatë fundjavës.
“Mbreti Egjiptian”, i cili ka shënuar 250 gola për Liverpoolin dhe është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Premierligës, është lënë jashtë formacionit titullar të Slot në tri ndeshjet e fundit dhe ka qenë rezervë “i papërdorur” në dy prej tyre.
Ai akuzoi klubin se po e hidhte “nën autobus”, duke e përshkruar situatën si “të papranueshme”.
Chivu më pas pati mundësinë të komentojë çështjen gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të hënën pasdite.
“Të gjithë e dimë çfarë përfaqëson ai për Liverpoolin dhe për botën e futbollit,” tha Chivu para gazetarëve (përmes “TMW”).
“Nuk është shqetësimi im. E di që ata kanë lojtarë që mund ta zëvendësojnë atë dhe që Liverpooli, si gjithmonë në historinë e tyre, do të mbajë nivel të lartë. Po flasim për ekipe, jo individë,” vazhdoi Chivu. “Prandaj duhet të shqetësohemi për atë që bën grupi, jo individët. Ata kanë shumë cilësi”, shtoi ai./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...