Lionel Messi po i afrohet edhe një trofeu tjetër historik, të 47-tit në karrierën e tij të lavdishme. Inter Miami po udhëheq 1-0 ndaj Vancouver Whitecaps pas përfundimit të pjesës së parë në finalen e MLS Cup.
Goli i vetëm i pjesës të parë erdhi shumë herët, në minutën e 8-të, kur mbrojtësi Ocampo shënoi autogol pas presionit të sulmit të Inter Miamit.
Skuadra e drejtuar nga Javier Mascherano kontrolloi ritmin e lojës dhe krijoi disa raste të tjera, ndërsa Messi ishte vazhdimisht kërcënim me lëvizjet e tij mes linjave.
Nëse rezultati mbahet deri në fund, argjentinasi do të shtonte në koleksionin e tij trofeun e 47-të, duke forcuar edhe më shumë pozicionin si futbollisti me karrierën më të pasur me trofe në histori.
Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë, teksa Vancouveri kërkon rikthimin, ndërsa Inter Miami synon të mbyllë ndeshjen dhe ta kurorëzojë Messin me një tjetër sukses monumental. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...