Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin - Gazeta Express
string(98) "kosova-do-te-luaje-ndeshjet-e-boterorit-ne-oret-e-hershme-te-mengjesit-vetem-nese-kalon-play-offin"

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 21:29

Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 21:29

Kombëtarja e Kosovës tashmë e di se kur do të luajë ndeshjet e saj nëse arrin të sigurojë kualifikimin historik në Kupën e Botës.

FIFA ka zyrtarizuar oraret e sfidave, të cilat për shkak të zonave kohore do të luhen në mëngjes herët sipas orës lokale.

“Dardanët” fillimisht duhet të kalojnë dy sfida vendimtare në mars: më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë, e më pas, nëse fitojnë, do të takohen me fituesin e duelit Turqi – Rumani për vendin në Botëror, shkruan Gazeta Express.

Në rast se Kosova siguron biletën për turneun, atëherë do të jetë pjesë e një grupi të fortë me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.

Sipas orarit të publikuar nga FIFA, dy ndeshjet e para – ndaj Australisë dhe Paraguait – do të luhen në ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa sfida kundër ShBA-së do të nisë në ora 04:00.

Ndeshja e parë e grupit do të zhvillohet në Kanada, në stadiumin “BC Place”, ndërsa dy të tjerat në ShBA, në “Levi’s Stadium” dhe në “So-Fi Stadium”.

Megjithatë, para ëndrrës së Botërorit, Kosova duhet të fokusohet te play-offi, ku sfida ndaj Sllovakisë mbetet testi i parë dhe vendimtar drejt historisë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement