Barcelona përmbys Betisin dhe fiton 5-3 në një ndeshje spektakolare - Gazeta Express
string(67) "barcelona-permbys-betisin-dhe-fiton-5-3-ne-nje-ndeshje-spektakolare"

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 20:42

Barcelona përmbys Betisin dhe fiton 5-3 në një ndeshje spektakolare

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 20:42

Barcelona ka regjistruar një fitore të madhe 5-3 ndaj Real Betis në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga, duke treguar forcën e saj dhe mbajtjen e vendit të parë në renditje.

Takimi nisi me një surprizë, teksa Antony kaloi Betisin në avantazh që në minutën e 5-të.

Por katalunasit reaguan menjëherë: Ferran Torres shënoi golin e barazimit pas vetëm gjashtë minutash (11’), dhe dy minuta më vonë e përmbysi rezultatin me një vollej fantastik (13’).

Roony Bardghji shënoi golin e tretë për Barcelonën në minutën e 31-të pas asistimit të Pedrit, ndërsa Ferran Torres kompletoi het-trikun e tij në minutën e 40-të, gjithashtu pas një pasimi të Pedrit.

Në pjesën e dytë, Lamine Yamal shënoi nga penalltia (59’), duke thelluar epërsinë në 5-1.

Betisi arriti të rikuperonte pak nga rezultati në fund të ndeshjes, me gola nga Diogo Llorente (85’) dhe Cucho Hernandez (90’), por kjo nuk i mjaftoi për të marrë më shumë se humbjen 5-3.

Me këtë fitore, Barcelona ruan vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Betis mbetet i pesti me 24 pikë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement