Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani vazhdon formën e shkëlqyer te Sparta Praha. Ai shënoi golin vendimtar në fitoren minimale 1-0 ndaj Sigma Olomouc, duke siguruar pikët e plota për skuadrën e tij.
Goli i Rrahmanit erdhi në minutat e fundit të sfidës (88’), pas një asistimi të Mercados, duke i dhënë Spartës epërsinë që nuk u ndryshua deri në fund të ndeshjes.
Me këtë gol, ai regjistron golin e dytë radhazi dhe të shtatin sezonin aktual në kampionatin çek, vetëm dy pas liderit të golashënuesve, Vasulin.
Rrahmani, i cili kishte vetëm një goditje në portë gjatë 90 minutave u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Ky sukses i fundit do t’i japë edhe më shumë qetësi pas kritikave që kishte marrë për paraqitjet e tij të fundit. Në dy ndeshjet e fundit, ai ka qenë protagonist kryesor për triumfet e Spartas. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...