Interi regjistroi një fitore të thellë 4-0 ndaj Comos në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A, duke treguar superioritet të qartë gjatë gjithë sfidës.
Golat e takimit u hapën shumë shpejt, në minutën e 11-të, kur Lautaro Martinez shfrytëzoi një asist të Luis Henriques për të kaluar Interin në avantazh.
Epërsia u dyfishua nga Marcus Thuram në minutën e 59-të, pas një pasimi të Acerbit.
Hakan Çalhanoglu me një supergol në minutën e 81-të thelloi rezultatin në 3-0, ndërsa Carlos Augusto vulosi fitoren e “nerazzurëve” me golin e tij në minutën e 86-të pas asistit të DiMarcos.
Kjo fitore e thellë e mban Interin në garë për vendet e larta dhe tregon formën e mirë të skuadrës nën drejtimin e trajnerit Chivu. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...