Manchester City ka arritur një fitore të thellë në shtëpi ndaj Sunderlandit, duke u afruar në vetëm dy pikë pas Arsenalit në krye të tabelës.
Ndeshja nisi me Sunderlandin më kërkues, me dy raste të krijuara nga Le Fee dhe Isidor, por pa mundur t’i konkretizojnë.
Megjithatë, Ruben Dias hapi rezultatin për “Qytetarët” në minutën e 31-të pas një asistimi të ekzekutuar nga Cherki.
Vetëm katër minuta më vonë, Josko Gvardiol dyfishoi avantazhin me një goditje me kokë të saktë.
Sunderland kishte mundësinë të rikthehej në lojë, por goditja e mesfushorit Granit Xhaka u ndal nga shtylla.
Në minutën e 65-të, Phil Foden vendosi rezultatin përfundimtar 3-0 pas një asistimi të shkëlqyer nga Cherki.
Me këtë fitore, Manchester City arrin në 31 pikë, dy më pak se Arsenal, ndërsa Sunderland renditet e shtata me 23 pikë. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...