Arbër Hoxha shpëton Dinamo Zagrebin, shënon në minutat e fundit ndaj Hajduk Split - Gazeta Express
string(80) "arber-hoxha-shpeton-dinamo-zagrebin-shenon-ne-minutat-e-fundit-ndaj-hajduk-split"

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 17:34

Arbër Hoxha shpëton Dinamo Zagrebin, shënon në minutat e fundit ndaj Hajduk Split

Sport

Gazeta Express

06/12/2025 17:34

Ylli shqiptar Arbër Hoxha është përsëri protagonist te Dinamo Zagreb, duke siguruar një pikë të çmuar për skuadrën e tij në derbin kroat kundër Hajduk Split.

Derbi po shkonte drejt një humbjeje për Dinamon, e cila ishte duke pësuar 0-1 deri në minutat shtesë.

Por Hoxha doli në skenë dhe ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Në minutën 90+12’, pas një goditjeje të Kulenovic që u prit nga portieri Silic, topi u kthye sërish në zonë dhe Hoxha nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetën e zbrazët dhe duke shpëtuar Dinamon, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte goli i gjashtë i Hoxhës në këtë sezon të Superligës kroate dhe i garantoi Dinamos të vazhdojë në krye të tabelës me 32 pikë, një më shumë se Hajduk Split. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement