Një moment që përfshin Rio Ferdinand dhe intervistuesin Danny Ramirez në shortin e Kupës së Botës 2026 po bëhet viral, pasi u bë një pyetje që “nuk ishte në skenar”.
Ferdinand bashkëpritës i ceremonisë së gjatë në “Kennedy Center” të Uashingtonit të premten dhe u bashkua me disa figura të mëdha sportive në skenë, përfshirë Tom Brady, Wayne Gretzky, Aaron Judge dhe Shaquille O’Neal.
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, i cili raportohet se është në bisedime të gjera për t’iu bashkuar “Fox” si analist i Kupës së Botës, ndihmoi në kryerjen e shortit së bashku me transmetuesen Samantha Johnson.
Ai gjithashtu mori pjesë në një segment të prodhuar më parë me aktorët Matthew McConaughey dhe Salma Hayek, por ndoshta pika më e madhe e diskutimit lidhej me aktorin-holivudian që u bë reporter, Danny Ramirez.
Siç shihet në pamjet më poshtë, Ramirez po intervistonte ish-portierin e Real Madrid, Iker Casillas, kur i kërkoi Ferdinand: “Rio, të ka ndodhur ndonjëherë të shënosh kundër tij?”
Pak momente më vonë, Ferdinand u përgjigj: “Çfarë lloj pyetjeje është kjo, Danny? Unë jam mbrojtës. Kuptove çfarë po them, çfarë po përpiqesh të bësh këtu? Do të flas me ty më vonë”.
Rio Ferdinand gets frustrated during World Cup draw presentation for being asked a question that “weren’t in the script”
byu/sepi0l_45 insoccer
Segmenti dukej si një shaka e përgatitur, por disa shikues e morën shkëmbimin si serioz, duke u shprehur në rrjetet sociale për momentin, si dhe për shortin në përgjithësi.
Prania e Ferdinand në short ka qenë një pikë diskutimi gjatë gjithë javës.
Duke folur në një intervistë për “BBC”, Ferdinand u pyet për çmimet e biletave dhe nevojën për të pasur tifozë të vërtetë në stadium për të krijuar atmosferën.
“Jam një njeri i njerëzve, sepse vij nga një vend ku gjithmonë shpresonim që gjërat të ishin të arritshme,” tha ai.
“E di që njerëzit pas skenave në FIFA po punojnë për diçka të tillë tani, nëse do të arrijnë aty mbetet të shihet. Mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe mendoj se FIFA sigurisht janë njerëz që janë të vetëdijshëm për këtë, ata që kanë fuqinë atje”, shtoi ai.
Ai shtoi: “Mendoj se mund të shohim çdo industri, çdo sektor, kemi atë bisedë mbi gjërat dhe mendoj se është më shumë për të siguruar që ka një produkt super elit që përputhet me atë që ndodh në fushë dhe pastaj të gjithë mund të ndihen se ia vlen të marrësh kohë dhe të punosh fort për të marrë bileta”.
Në mëngjesin pas shortit, Ferdinand postoi një foto të vetes me një titull në gazetë që lexonte: “Njeriu i popullit”./GazetaExpress/
Morning Read 👀😂☕️ pic.twitter.com/zcUoJnd09A
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) December 6, 2025
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...