“Sky Germany” raporton se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, synon ta çojë deri në fund detyrën e tij si “Bundestrainer”.
Kontrata e Nagelsmann si trajner i kombëtares skadon në vitin 2028, dhe plani është që ai ta përmbushë marrëveshjen përpara se të mendojë për një rikthim të mundshëm në futbollin e klubeve.
Kjo do të thotë se ish-trajneri i Bayern Munich, RB Leipzig dhe Hoffenheim nuk e konsideron fare një rikthim te ndonjë klub tani, duke e përqendruar plotësisht vëmendjen te Kampionati Botëror i verës së ardhshme.
Megjithatë, në kontratën e 38-vjeçarit me kombëtaren gjermane ekziston një klauzolë ndërprerjeje nëse Nationalmannschaft dështon të kalojë fazën e grupeve për të tretën herë radhazi verën e ardhshme.
Ka edhe një klauzolë tjetër ndërprerjeje në verën e vitit 2027.
Që kur mori drejtimin si “Bundestrainer” në shtator 2023, Nagelsmann ka çuar Gjermaninë në çerekfinalet e Euro 2024 që u zhvilluan në shtëpi, në finalet e Nations League verën e kaluar, si dhe në Kupën e Botës të verës së ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe, 38-vjeçari ka fituar 17 ndeshje./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...