Alban Skënderaj e dridhi Prishtinën në natën e parë të koncertit – në natën e dytë e viziton Klodi - Gazeta Express
string(96) "alban-skenderaj-e-dridhi-prishtinen-ne-naten-e-pare-te-koncertit-ne-naten-e-dyte-e-viziton-klodi"

Yjet

Gazeta Express

05/12/2025 22:25

Alban Skënderaj e dridhi Prishtinën në natën e parë të koncertit – në natën e dytë e viziton Klodi

Yjet

Gazeta Express

05/12/2025 22:25

Alban Skenderaj është duke e mbajtur sonte në natën e dytë në koncertin e tij në Prishtinë.

Londrimi, si kapiten i javës, ka marrë një detyrë nga Vëllai i Madh.

Atij i është kërkuar të zgjedhë një banor që do të shkojë në koncertin e Alban Skënderajt.

Ai ka zgjedhur Klodin, pasi sipas tij, Klodi është fans i tij.

Nata e parë e koncertit të Kosovës

Prishtina u mbush me energji, emocion dhe muzikë mbrëmjen e djeshme, teksa Alban Skënderaj hapi natën e parë të koncertit të tij madhështor.

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme që nga minuta e parë, me publikun që mbushi sallën dhe e shoqëroi artistin në çdo këngë, shkruan Indeksonline.

Alban Skënderaj solli një performancë të fuqishme dhe të përgatitur deri në detajin më të vogël, duke e kthyer skenën në një spektakël të vërtetë.

Pjesë e këtij suksesi ishin edhe bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të afërt të skenës, të cilët i dhanë ngjyrë dhe ritëm koncertit.

Në skenë u ngjitën Ledri Vula, Capital T, Lumi B, Elinel, të cilët ndezën publikun me hitet e përbashkëta dhe energjinë karakteristike. Po ashtu, produksionin muzikor e pasuroi edhe Elgit Doda, i njohur për bashkëpunimet e shumta me Albanin dhe suksese të njëpasnjëshme në muzikë.

Një nga momentet më të veçanta të natës ishte edhe dalja në skenë e Miriam Canit, bashkëshortja dhe partnerja e pandashme artistike e Albanit. Dyshja performoi disa nga baladat e tyre më të dashura, duke emocionuar publikun me një atmosferë të ngrohtë.

Nata e parë e koncertit përfundoi me duartrokitje të fuqishme, duke lënë pas një energji që vetëm muzika e mirë mund ta krijojë.

Prishtina vërtet u “dridh”, dhe publiku tashmë pret me padurim vazhdimin e netëve të tjera të këtij spektakli të shumëpritur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement