Thomas Tuchel tregon ekipin që nuk dëshiron të përballet Anglia në Botërorin 2026 - Gazeta Express
string(81) "thomas-tuchel-tregon-ekipin-qe-nuk-deshiron-te-perballet-anglia-ne-boterorin-2026"

Sport

Gazeta Express

05/12/2025 11:30

Thomas Tuchel tregon ekipin që nuk dëshiron të përballet Anglia në Botërorin 2026

Sport

Gazeta Express

05/12/2025 11:30

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zbuluar se ekipi që ai dëshiron të shmangë në fazën e nokautit të Botërorit 2026 është Gjermania.

Tuchel, i cili mori drejtimin e Tre Luanëve në janar dhe po udhëheq Anglinë për herë të parë në një turne të madh, tha për ITV se përballja me Gjermaninë do të shtonte emocione dhe presion shtesë, përcjell Gazeta Express.

Anglia dhe Gjermania kanë një rivalitet të gjatë, duke përfshirë finale dhe gjysmëfinale historike në Botëror dhe Europian, ndërsa ndeshja e fundit e tyre e madhe ishte në Euro 2020, ku Anglia fitoi 2-0. Tuchel ka theksuar se kjo përballje do të ishte e veçantë për të, për shkak të origjinës së tij gjermane. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement