Po e kërkon Vëllaznimi, por Malsor Ajeti pritet të transferohet te Ballkani - Gazeta Express
string(74) "po-e-kerkon-vellaznimi-por-malsor-ajeti-pritet-te-transferohet-te-ballkani"

Sport

Gazeta Express

04/12/2025 21:33

Po e kërkon Vëllaznimi, por Malsor Ajeti pritet të transferohet te Ballkani

Sport

Gazeta Express

04/12/2025 21:33

Malsor Ajeti pritet të largohet nga Dinamo pas skadimit të kontratës.Ai ka oferta të shumta nga Superliga e Kosovës dhe klube të rajonit, por zgjidhja e tij po qartësohet.

Ndërsa raportimet fillestare tregonin se opsioni më serioz ishte transferimi në Gjakovë, Gazeta Express mëson ekskluzivisht se Ajeti është shumë më afër një tjetër destinacioni.

Sipas burimeve të afërta me lojtarin, Ajeti është në bisedime të avancuara me Ballkanin, me klubin nga Suhareka që ka lëvizur fuqishëm për të siguruar firmën e lojtarit. Palët janë në kontakt të vazhdueshëm dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti.

Malsor Ajeti ishte transferuar te Dinamo i Ferizajit nga skuadra e ligës së dytë të Çekisë Viktoria Žižkov gjatë afatin kalimtar të verës si transfer i lirë.

Ajeti ishte ndër futbollistët më vendimtar të Dinamos këtë sezon, që i sollën pikë të arta skuadrës, ndaj interesimi për të është rritur ndjeshëm. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement