Për të mbështetur tifozët britanikë gjatë Botërorit 2026, qeveria ka vendosur që lokalet në Mbretërinë e Bashkuar të qëndrojnë hapur deri në orën 1 të mëngjesit për ndeshjet e fazave të eliminimit ku marrin pjesë Anglia, Skocia, Uellsi ose Irlanda e Veriut.
Home Secretary Shabana Mahmood tha se “festimet nuk do të ndalen para fundit të ndeshjes”, duke u siguruar që tifozët mund të shijojnë emocionet e plotë të lojës.
Lëvizja do të japë një impakt të madh ekonomik për sektorin e mikpritjes, që ka vuajtur shumë kohët e fundit, ndërsa Emma McClarkin, CEO e British Beer and Pub Association, theksoi se lokalet janë vendi kryesor ku komunitetet mblidhen për ngjarje sportive të rëndësishme.
Me ndeshjet që do të zhvillohen në SHBA, Meksikë dhe Kanada, shumë ndeshje do të kenë orare të vonshme në mbrëmje për Mbretërinë e Bashkuar, duke bërë të nevojshme këtë zgjatje të orarit, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, Anglia dhe Skocia janë tashmë në shortin e Botërorit, ndërsa Uellsi dhe Irlanda e Veriut do të vendosin pjesëmarrjen e tyre në play-off-et e marsit./GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...