Mbappe në superformë, Real Madrid fiton 3-0 ndaj Athletic Bilbao - Gazeta Express
string(63) "mbappe-ne-superforme-real-madrid-fiton-3-0-ndaj-athletic-bilbao"

Sport

Gazeta Express

03/12/2025 21:02

Mbappe në superformë, Real Madrid fiton 3-0 ndaj Athletic Bilbao

Sport

Gazeta Express

03/12/2025 21:02

Në kuadër të javës së 15-të të La Liga, Real Madrid triumfoi lehtësisht si mysafir ndaj Athletic Bilbao, duke fituar me rezultat 3-0 në San Mames.

Ylli i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola spektakolarë dhe konfirmoi rolin e tij si lider i ekipit.

Në minutën e 7-të, Mbappe dribloi mbrojtësit dhe me një goditje të saktë nga jashtë zone kaloi Realin në avantazh 0-1.

Në minutën e 42-të, Eduardo Camavinga dyfishoi rezultatin 0-2, me një devijim të saktë me kokë pas asistit të Mbappes.

Në pjesën e dytë në minutën e 59-të, Mbappe vulosi fitoren me një goditje të fuqishme nga distanca, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Real Madrid dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar shumë raste dhe duke mos i lënë mundësi Athletic Bilbaos të kërcënonte portën e Thibaut Courtois.

Me këtë fitore, Los Blancos mbeten në vendin e dytë në renditje, pas rivalit të përjetshëm Barcelona. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement