Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, shtyhet ndeshja - Gazeta Express
string(53) "rikthehet-dhuna-ne-futbollin-shqiptar-shtyhet-ndeshja"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2025 13:43

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, shtyhet ndeshja

Futboll

Gazeta Express

03/12/2025 13:43

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement