"Vitin e fundit s’ka qenë i qetë... këtë ndjejnë e dijnë të gjithë nënat që kanë humbur fëmijët e tyre", flet nëna e Shpat Kasapit - Gazeta Express
string(123) "vitin-e-fundit-ska-qene-i-qete-kete-ndjejne-e-dijne-te-gjithe-nenat-qe-kane-humbur-femijet-e-tyre-flet-nena-e-shpat-kasapit"

Rozë

Gazeta Express

02/12/2025 18:06

“Vitin e fundit s’ka qenë i qetë… këtë ndjejnë e dijnë të gjithë nënat që kanë humbur fëmijët e tyre”, flet nëna e Shpat Kasapit

Rozë

Gazeta Express

02/12/2025 18:06

Nëna e Shpati Kasapit ka folur për herë të parë pas vdekjes së djalit të enjten e kaluar.

Ajo ka thënë se është e lumtur dhe krenare për djalin e saj, dhe me dashurinë që njerëzit paskan pasur për të.

Ajo theksoi se vitin e fundit Shpati s’ka qenë i qetë, dhe këtë edhe si familje e kishin pasur si shqetësim.

“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë se kam ndjerë, dhe e dinë të gjitha nanat që e kanë humbur fëmijët e vet. Jam krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, Shpati paska qenë djali i të gjithëve. E paskeni dashur të gjithë. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit s’ka qenë i qetë, dhe kjo ka një parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruaj fëmijët tjerë, pasi kam edhe dritat e tjera të syve”, tha nëna e Shpatit në të pamet që po mbahen në Çair.

@tv21.tv

💔#Nëna e #ShpatKasapit: Kam ligjeruar 22 vjet, sot nuk mund të flas! Këtë e kuptojnë vetëm nënat

♬ original sound – TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement