Alonso afër shkarkimit nga Reali, ndeshja e së mërkurës do ta përcaktojë fatin e tij - Gazeta Express
string(83) "alonso-afer-shkarkimit-nga-reali-ndeshja-e-se-merkures-do-ta-percaktoje-fatin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 17:56

Alonso afër shkarkimit nga Reali, ndeshja e së mërkurës do ta përcaktojë fatin e tij

Futboll

Gazeta Express

01/12/2025 17:56

Xabi Alonso zëvendësoi Carlo Ancelottin këtë verë te Real Madridi. “Los Blancos” patën një sezon të harrueshëm vitin e kaluar: nuk fituan asnjë trofe, gjë e rrallë për klubin më të suksesshëm në Evropë.

Carlo Ancelotti u largua nga Madridi për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Kështu, Real Madridi solli Xabi Alonson nga Bayer Leverkuseni.

Spanjolli pati një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme në Gjermani, ku skuadra e tij fitoi Bundesligën në vitin 2024, duke i dhënë fund dominimit të Bayern Munichut.

Ai fitoi gjithashtu DFB-Pokal dhe DFL-Supercup me klubin gjerman.

Gjigantët e Madridit prisnin që Alonso të sillte të njëjtin nivel suksesi edhe në Spanjë.

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë siç e kishin planifikuar Alonso dhe Madridi.

Detyra e tij e parë ishte Kupa e Botës për Klube në SHBA. Në atë turne, kampionët e Evropës, PSG, i ‘shkatërruan’ madrilenët në gjysmëfinale duke fituar 4-0.

Sezoni aktual në La Liga nisi në mënyrë të shkëlqyer për madrilenët, të cilët krijuan një epërsi të madhe në krye të tabelës.

Por seria e rezultateve të dobëta i ka zbritur ata në vendin e dytë, ndërsa kampionët në fuqi, Barcelona, kryesojnë kampionatin.

Për këtë arsye, bordi i Real Madridit dhe tifozët nuk janë të kënaqur me Alonson.

Për më tepër, ai është futur në përplasje me disa lojtarë si Vinicius Junior, Rodrygo dhe Federico Valverde.

Edhe barazimi i fundit kundër Gironës ka bërë që drejtuesit të mendojnë seriozisht nëse duhet të vazhdojnë me Alonson apo jo.

Real Madridi do të përballet me Athletic Club këtë të mërkurë, dhe sipas “The Athletic”, kjo ndeshje mund të vendosë të ardhmen e Xabi Alonsos.

Real Madridi me Alonso deri më tani janë vendin e dytë në La Liga me 32 pikë, teksa e zënë vendin e pestë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement