Zhegrova përsëri në bankën rezervë: Spalletti e lë jashtë formacionit për ndeshjen ndaj Cagliarit - Gazeta Express
string(96) "zhegrova-perseri-ne-banken-rezerve-spalletti-e-le-jashte-formacionit-per-ndeshjen-ndaj-cagliarit"

Sport

Gazeta Express

29/11/2025 17:02

Zhegrova përsëri në bankën rezervë: Spalletti e lë jashtë formacionit për ndeshjen ndaj Cagliarit

Sport

Gazeta Express

29/11/2025 17:02

Juventus do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A, një ndeshje që do të zhvillohet në orën 18:00.

Në këtë përballje, trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të mos e aktivizojë nga minuta e parë yllin kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova do të qëndrojë në bankën rezervë, duke vazhduar të përballet me konkurrencën e fortë për një vend në formacionin titullar, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse ka treguar potencial të madh, Zhegrova ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në startin e skuadrës. Konkurrenca e tij kryesore për pozitën e tij është lojtarit i pazëvendësueshëm, Conceicao, i cili është një preferencë e fortë për trajnerin italian.

Pavarësisht konkurrencës, Zhegrova ka shfaqur cilësi, por duket se rruga drejt një vendi në formacionin e parë te Juventus është ende e vështirë. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Advertisement
Advertisement
Advertisement